Xhavit Haliti dhe Korab Sejdiu 'përplasen' për fjalën e lirë në Kuvend

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i ka kërkuar deputetit Korab Sejdiu që mos të ofendojë gjatë fjalimit të tij në të kundërtën ia merr fjalën.

Kjo deklaratë rrjedhi gjatë kohës sa po diskutohej shqyrtimi i parë i Projekt-kodit të Procedurës penale.

Sejdiu kishte kërkuar fjalën ndërsa Haliti tha se me rregullore nuk i takon.

“Nuk i takon fjala por me qenë se është specialist e jurist i mirë mendoj se mund të ketë mendime të mira sa i përket ligjit por fjala me rregullore nuk i takon”, tha Halit.

E Korab Sejdiu tha se nuk e ka ndër mend që ta falënderoj Halitin pasi sipas tij po ia jep një të drejtë që i takon.

“Si specialist që më ngite kaq lartë unë mendoj se ti e ki gabim se mu më takon fjala”, tha Sejdiu duke i lexuar nenet e rregullores.

Nënkryetari Haliti ia ka dhënë fjalën duke menduar se do të thotë diçka lidhur me ligjin e jo të ofendojë.

“Faleminderit për kulturën tanë po deshta me ta sqaru edhe një herë që ti s’je kryetar i grupit parlamentar dhe nëse autorizohesh, autorizohesh si Deputet se kryetarin e ke këtu. Unë ta kam dhënë fjalën se kam menu që ki me than diçka e jo me ofendu. Kur të ofendosh ta marr fjalën është hera e fundit që ofendon në kushtet kur unë ta jap fjalën në kundërshtim me rregulloren”, tha Haliti.

https://kallxo.com/deputetet-kerkojne-kujdes-gjate-trajtimit-te-projekt-kodit-te-procedures-penale/