Foto: KALLXO.com

(VIDEO) Shiu i madh, vështirësohet qarkullimi në Autostradë

Një shi i dendur ka përfshirë në këto momente kryeqytetin dhe zonën përreth dhe si pasojë është vështirësuar shikimi dhe qarkullimi i automjeteve.

Pamjet dhe fotografitë e dërguara në redaksinë e KALLXO.com nga qytetarët tregojnë vështirësitë në qarkullimin e automjeteve në autostradë, në pjesën në Sllatinë.

Në këto pamje shihet se si uji bie nga ura që çon te Aeroporti “Adem Jashari”.

Foto: KALLXO.com

Qytetarët apelojnë për kujdes gjatë vozitjes.

 

Këto janë videot e dërguara nga qytetari në KALLXO.com 

Ditëve të fundit, zona të ndryshme të Kosovës po përballen me rrebeshe shiu dhe breshëri, të cilat përveç që po shkaktojnë pengesa në qarkullim, po shkaktojnë edhe dëme në kultura të ndryshme bujqësore.