VIDEO - Policia pengon aktivisten t’ia dorëzojë Thaçit verërat vendore

Drejtoresha e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ), Dajana Berisha, dhe kolegia e saj, Anita Kadriu, nuk u lejuan sot që t’ia dorëzojnë Presidentit Hashim Thaçi një dhuratë të pazakontë.

Një ditë pasi KALLXO.com nisi publikimin e dosjes “Sa Han Shefi” me faturat e drekave dhe darkave të Thaçit dhe kabinetit të tij gjatë kohës sa ishte kryeministër, FIQ vendosi t’i dërgojë Thaçit në zyrë disa shishe të verërave vendore.

Arsyetimi i FIQ ishte se Thaçi, në bazë të faturave të publikuara, ka konsumuar verëra të shtenjta italiane e spanjolle.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

“Kur të del le t’i sheh, mundet t’i marrë në banesë. Janë për Presidentin, mos i pini ju”, u tha Berisha zyrtarëve të Policisë të cilët ia bllokuan derën asaj në hyrje të oborrit të Kuvendit.

“I kemi sjelë disa verëra vendore. Ky është një akt simbolik që t’i sensibilizojë njerëzit se është krejtësisht gabim që njerëzit ta shpenzojnë paranë publike në atë masë dhe në atë mënyrë qysh u panë prej raporteve të KALLXO.com”, tha Berisha.

“Çka dua t’ia bëj të qartë Presidentit është që njerëzit nuk janë budallenj dhe e dinë se një faturë e tillë 1 mijë euro me 500 euro verëra apo ushqime mesdhetare duhet gjithqysh ta ketë një justifikim”, shtoi ajo.

Dreka e Hashim Thaçit ku piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro

Hashim Thaçi shpenzoi 332 euro në raki dardhe, verë e kallamari

Hashim Thaçi pi verë që kushton 120 euro