Tërnava: Caqet e energjisë së gjelbër edhe pse janë përmbushur, nuk janë stabile

Trim Tërnava, udhëheqës i “Jaha Solar”, i ftuar në konferencёn lokale “Politikat e Energjisё sё Ripёrtërishme nё Kosovё”, ka thënë se individët e interesuar të vendosin panele solare në shtëpitë e tyre duhet të ndjekin procedurë burokratike dhe të shumta.

Gjithashtu ai ka shtuar se caqet e arritura të energjisë së ripërtërishme në Kosovë varet nga përdorimi i peletit dhe në momentin që ndalet përdorimi i tij, këto caqe bien.

Sipas tij, këto caqe edhe pse janë përmbushur nuk janë stabile.

“Politikat duhet të jenë më fleksibile. Arsyeja pse është mbajtur tarifa nxitëse e që është e keqe nëse çmimi është i lartë se nëse çmimi është i arsyeshëm apo i ulët nuk ka ndonjë efekt te konsumatori. Tarifa përcaktohet në raport me koston e investimit. Në Kosovë nuk ka pajtueshmëri në mes të akterëve kryesorë se a kemi me pasë termocentral apo jo dhe nuk mund të bëhet plan pa e ditur se si do ta gjenerosh energjinë elektrike. Qëndrueshmëria e BRE në Kosovë varet nga peleti, largohet peleti dhe menjëherë bien numrat. Caqet janë arritur por nuk janë të qëndrueshme. Kosova është vendi i vetëm në Evropë ku shtëpitë paguajnë më lirë se bizneset”, tha Tërnava.

Tërnava ka thënë se në Kosovë sistemi është i decentralizuar për shkak se bordi i ZRRE nuk është funksional dhe nëse një shtëpi dëshiron të vendos panele solare, nuk mundet pa u votuar në bord.

Po ashtu Tërnava ka thënë se pret nga Qeveria  që ta vendos si prioritet për shkak se po tregon joseriozitet në sektorin e energjisë.

Trim Tërnava Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

“BIRN Kosova”, nё partneritet me “CEE Bankwatch”, “ERA Group” dhe “TV Mrezha”, mbajtën konferencёn lokale “Politikat e Energjisё sё Ripёrtërishme nё Kosovё”.

Në konferencën e moderuar nga Jeta Xharra, drejtoreshё e BIRN Kosova, mbajtur më 28 qershor, ishin të pranishëm edhe Pippa Gallop – këshilltare e Energjisë në Ballkanin Perëndimor nga “CEE Bankwatch”, Jeta Statovci – deputete në Kuvendin e Kosovës dhe zëvëndëskryetare e parë e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ymer Fejzullahu – udhëheqës i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në Zyrën e Rregullatorit për Energji, Besiana Berisha – zyrtare e lartë nga Departamenti i Energjisë, Divizioni për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë, Efiçiencës dhe Bashkëprodhimit, Dajana Berisha – bashkëthemeluese e ‘Konzorciumit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë’ (KOSID) dhe, Trim Tërnava – CEO në ‘Jaha Solar Panel’ dhe konsulent i energjisë së ripërtëritshme.

Temat e trajtuara në konferencën e diskutimit ishin kryesisht të fokusuara në politikat e energjisë së ripërtërishme në Kosovë dhe zhvillimin e ngadaltë të energjisë së gjelbër. Gjithashtu, panelistët ofruan njohuritë e tyre në ndikimin e sektorit të energjisë në mjedis dhe në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, si dhe rekomandime për politikat e ardhshme, të cilat do të ndihmojnë në integrimin e burimeve të ripërtërishme në energjinë e Kosovës. Në fund të diskutimit, në mes të panelistëve, të pranishmit në audiencë paten rastin t’i adresojnë shqetësimet e tyre duke bërë pyetje dhe duke marrë pjesë në diskutim.

Kjo konferencë u organizua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2021”, aktivitet brenda projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës”. “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, do shtrijnë aktivitetin deri më 7 korrik 2021.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian. Ky botim është pjesë e aktivitetit “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2021” që mbahet nga 28 qershori deri më 7 korrik 2021, brenda projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës”.