VIDEO: Banorët e Shtërpcës protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit

Disa banorë të Shtërpcës po protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit pasi që sipas tyre do të dëmtohet rrjedha e lumit  të cilën e përdorin për ujë të pijes.

Stojan Josimovic, banor i fshatit gjatë fjalimit të tij ka thënë se arsyeja për të cilën po protestojnë pranë lumit është për shkak se ndërtimi i hidrocentralit dhe makineritë e rënda do të shkatërrojnë shtratin e lumit.

“Gjendemi sot këtu pranë këtij lumi, sepse sot banorët e Shtërpcës, kanë dalur që të shfaqin pakënaqësitë e tyre, kjo protestë është organizuar kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali që është planifikuar të ndërtohet këtu. Me rastin e ndërtimit të këtij hidrocentrali, gjatë punimeve dhe ndërtimit, kur do të punojnë makineritë e rënda , ne konsiderojmë që do të shkatërrohet dhe do të dëmtohet rrjedha e lumit , dhe shtrati do të dëmtohet, pra do të shkatërrohet një pasuri natyrore, dhe një burim i rëndësishëm i ujit”, tha ai.

Sipas tij,  ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi u kishte premtuar që nuk do të lejohet dhënia e lejes për ndërtimin e hidrocentralit.

Gjithashtu, ai shtoi se bashkë me banorët kishin kërkuar ndihmë edhe nga komuna por e cila ka qenë e paqasshme.

“Ne banorët e këtij vendi që jemi më shumë se 2.500 këtë ujë e përdorim dhe e kemi si burim për ujë të pijes. Na mbron Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i nënshkruar nga kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi, sipas këtij ligji , nuk lejohet dhënia e lejes apo e koncesionit për ndërtim hidrocentrali, kur me rastin e ndërtimit rrezikohet uji i pijshëm, si në këtë rast” ka thënë banori i fshatit Shtërpcë, Stojan Josimovic.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com