Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bulliqi: Ministria e Ambientit nuk ka pajisur me pëlqim mjedisor “Hidrokom”-in për ndërtimin e hidrocentralit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk e ka pajisur me pëlqim mjedisor kompaninë “Hidocom”, për ndërtimin e hidrocentralit.

“Pas insistimit dhe këmbëngulësisë sonë, që të mos lejojmë̈ ndërtimin e hidrocentralit në rrjedhën e lumit ‘Kaçandolli’, sot edhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka refuzuar ta pajisë me pëlqim mjedisor kompaninë̈ “Hidrocom” sh.p.k. Llapllasellë, Graçanicë”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka shtuar se “në këtë mënyrë i’a kemi dalë ta ruajmë atë zonë nga degradimi i ambientit, siç do t’i ruajmë edhe pasuritë e tjera natyrore në komunën tonë”.

 

KALLXO.com kishte raportuar se Komuna e Podujevës ka dorëzuar padi për Ministrinë e Ambientit në lidhje me hidrocentralin që po planifikohet të ndërtohet në fshatin Popovë të Podujevës.

Në fshatin Popovë të Podujevës planifikohej të ndërtohej një hidrocentral nga kompania Hidrocom në lumin Kaçandoll.

Komuna e Podujevës padit Ministrinë e Mjedisit për planin e ndërtimit të hidrocentralit në fshatin Popovë

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.