Albulena Haxhiu foto - VV

Improvizohet Prokuroria në protestë, ngriten aktakuza kundër Lumezit, Thaçit e Lekajt

Lëvizja Vetëvendosje po mban protestën kundër Kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

Në shenjë pakënaqësie studentë të Universitetit të Prishtinës në departamente të ndryshme për disa minuta morën rolin e prokurorëve ku edhe ngritën aktakuza për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn, Presidentin,Hashim Thaçin dhe kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestë kundër  Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike’ , thuhej në njoftimin e VV-së.