Veseli për deklaratën e Haradinajt 'qenef mashkull': Nuk e kishte me mua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në lidhje me pamjet e transmetuara nga KTV, ku dëgjohej kryeministri duke thënë “ma qenef mashkull nuk kam …”.

Veseli ka thënë se fjalia e cila është raportuar nëpër media se i është atribuar atij, nuk është thënë për të.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 17 shkurt, për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ishte dëgjuar duke thënë fjalinë ofenduese duke dalë nga salla.

“Unë përkthyes po të dukem, pyetne Ramushin, ai ua përkthen. Nuk po futem në spekulime që kanë për qëllim me kriju hendeqe. Jo, s’e di por nuk e ka pasë me mua”, ka thënë Veseli në emisionin ‘Rubikon’ të transmetuar në KTV.

https://kallxo.com/nitaj-nuk-e-degjova-deklaraten-e-haradinajt-per-qenef-mashkull/

www.kallxo.com