Thaçi në Kuvend | Foto: KALLXO.com

Veseli: Disa deputetë me qëllim nuk po e bëjnë kuorumin

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se 2-3 deputetë me qëllim nuk po i bashkohen seancës për të mos e bërë kuorumin e nevojshëm për nisjen e seancës.

“Po e bëj thirrjen e fundi që deputetët të kthehen në sallë, para se ta caktojmë pauzën. 2-3 deputetë janë të vetëdijshëm që kuorumi nuk po arrihet për faktin e tyre. Kjo është situata reale”, tha ai.

Veseli theksoi se nuk do të tolerojë që individë të caktuar të përcaktojnë fatin e Kuvendit.

Nuk do të tolerojë që “individë të caktuar ta përcaktojnë fatin e Kuvendit”.

“Ata po tentojnë më demonstru para nesh personalitet. Ata frikohen më së shumti me shku në zgjedhje bashkë me opozitën”, tha kryeparlamentari.

Kuvendit shkoi në pauzë për 15 minuta.

“Pas 15 minutash 5 minuta rrimë në sallë, nëse nuk ka kuorum vazhdojmë seancën e rregullt të enjten”, tha Veseli.