Mitrovica e Veriut Foto: Atdhe Mulla / KALLXO.com

Votimi në Veri me Probleme

Në nisje të procesit zgjedhor raportohet për probleme në procesin e votimit në Mitrovicën Veriore. Sipas TV21  afër qendrave janë pjesëtarë të Listës Serbe të cilët pengojnë votimin e qytetarëve serbë për partitë tjera jashtë kësaj liste.

Kurse në anën tjetër menaxheri i vendvotimit në qendrën 1102B, në Mitrovicë Jugore, Hamdi Shyti ka treguar se në këtë qendër janë bërë të gjitha përgatitjet dhe gjithçka është në rregull. “Koha me shi edhe Ramazani ndikojnë që njerëzit të hezitojnë “, ka thënë ai për RTV21./21Media