Mitrovica e Veriut Foto: Atdhe Mulla / KALLXO.com

Vdekje e Shtetases së Serbisë në Mitrovicë

Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm bën me dije se dje pasdite në veri të Mitrovicës ka vdekur një shtetase e Serbisë.

Sipas policisë, ajo ishte duke punuar në një lokal, kur papritur i ishte keqësuar gjendja.

Më pas policia tregon se shtetasja e Serbisë ishte dërguar në spitalin e Mitrovicës ku edhe kishte vdekur.

Për këtë vdekje policia njofton se është lajmëruar edhe prokurori.