Tre Autobusë nga Peja Nisen për Protestë

Tre autobusë janë mbushur në Pejë me ata që do ta kundërshtojnë demarkacionin me protestë.

Drejt Prishtinës për protestën e “Vetëvendosjes” kundër marrëveshjes së demarkacionit pritet të nisen edhe shumë makina private.

“Vetëvendosja” sot do të protestojë kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila sot është pikë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja e përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi ishte nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë.

Mali i Zi e ratifikoi këtë marrëveshje më 12 tetor të vitit të kaluar.