Foto-ilustrim

Të Dehur Sulmojnë Policët

Policia në një pikë kontrolli në Pejë ndaloi një makinë me targa të këtij shteti me të cilën po udhëtonin gjashtë persona.

Sipas raportit policor, të gjashtë personat, mes tyre edhe drejtuesi i makinës ishin nën ndikimin  e alkoolit dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit të tyre kanë fyer dhe më pas sulmuar zyrtarët policorë.

4 policë të pikës së kontrollit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarve për sulmin me urdhrë të prokurorit u është caktuar ndalimi policor.