Stadiumi i Prishtinës. Foto: Kallxo.com

Stadiumi i Prishtinës i gatshëm për në shtator (FOTO)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, inspektuan sot punimet në Stadiumin e Prishtinës.

Ministri i MKRS-së ka vlerësuar këtë projekt si të jashtëzakonshëm dhe më të bukur në rajon.

“Është bërë një punë e shkëlqyeshme dhe e jashtëzakonshme. Ky projekt do të jetë më i bukuri në rajon dhe jam i lumtur që kemi ardhur deri të finalizimi i këtij edhe publikisht ne kemi dhënë premtime për përfundimin e këtij projekti dhe ja qe kanë mbetur edhe dy javë deri të përfundimi dhe nga fillimi i zhvillimit të lojërave”, tha ministri Gashi.

Ndërsa sa i përket për ketë përurimit të stadiumit me emrin e tashmë të ndjerit Fadil Vokrri, ministri u shpreh se ky vendim është në dorën e komunës së Prishtinës.

“Prona është në pronësi të Komunës edhe vendimin për vendosjen e emrit e Fadil Vokrrit e merr gjithashtu kuvendi i komunës së Prishtinës dhe ju e dini që ne jemi dakorduar dhe e kemi propozuar të gjithë ne si ministri dhe akterë të tjerë që ta mbajë emrin e tij. Ka edhe një pajtueshmëri edhe kryetari i Komunës dhe lider të tjerë që stadiumi ta mbajë emrin ikonës së futbollit”, tha ministri Gashi.

Stadiumi i Prishtinës. Foto: Kallxo.com

Agim Ademi, kryetar i FFK-së, tha se ky stadium i ka munguar Kosovës dhe shpreson që të fillojnë ndeshjet këtu në shtator.

“I ka munguar kjo Kosovës e sidomos Prishtinës, dhe kjo është një mrekulli më një përkushtim të madhe e sidomos ministri i MKRS-së, tanimë e kemi një shtëpi tonë e sipas planeve gjërat janë në montim dhe shpresoj dhe besoj shumë që do të fillojmë ndeshjet këtu që nga shtatorit me ekipin nacional A dhe natyrisht më klubet tona”, u shpreh kryetari.

Rinovimi i këtij stadiumi ka filluar në qershor të vitit 2016 dhe ka kushtuar 9 milionë euro.

Kapaciteti i tij do të jetë 13.500 ulëse.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com