Shtatorja e Walkerit në pritje të përurimit | Foto: KALLXO.com

Reçaku i Bën Vend Walkerit Brenda Vetes

Në fjalimin e tij në Kompleksin Memorial të Reçakut gjatë përurimit të shtatores së William Walkerit, Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se kjo shtatore paraqet të vërtetën para botës.

Për Thaçin shtatorja është simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Edhe pse kaluan 18 vjet ne kujtojmë atë heroizëm të pashoq të popullatës shqiptare, kujtojmë atë përpjekje madhore të popullit të Kosovës,” tha Thaçi.

Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Walkerit në një mot të ftohtë e me shi morën pjesë shumë njerëz, mes tyre edhe figura publike.

16111266_1400917496599358_2146877197_n

thaci

10:56

Në Reçak kanë filuar të grumbullohen njerëzit që do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së William Walker-it.

Shtatorja e Walker-it do të jetë në të ardhmen pjesë e kompleksit memorial, ku janë të varrosur 45 civilët e vrarë të masakrës së Reçakut që ndodhi më 15 janar 1999.

Walker që në atë kohë ishte shef i Misionit të OSBE-së, është nderuar vazhdimisht nga banorët e Reçakut dhe Kosovës, pasi atë që pa në dimrin e vitin 1999 në këtë fshat e quajti me emrin e saj të vërtetë-masakër.

pacolli

16111196_1400917343266040_2034524605_n

Walker që nga viti 1999 ka vizituar disa herë Kosovën dhe Reçakun.

Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar sot ardhjen në Reçak për homazhe dhe ceremoninë e përurimit të shtatores.

Redaktoi: Bekim Muhaxheri