Për një ditë, 8 viktima me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë raste të vdekjes nga COVID-19, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 12 mijë e 666 testime, 2 mijë e 279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Ndërkaq sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 25.

Në total numri i rasteve aktive është 18 mijë e 287.