Pamjet Ekskluzive operacioni i Fajdeve në Pejë

Në një edicion special ‘KallxoPerNime’ sjell reportazhin ekskluziv nga operacioni i fundit kundër fajdeve në qytetin e Pejës.

Hulumtimi i cili nisi me denoncimin e një qytetari në KALLXO.com zbulon se si një biznesmeni i kërkoheshin mbi 60 mijë euro nga skema e fajdeve.

Denoncuesi kishte raportuar në KALLXO.com se po i kërkoheshin para, ndërsa pas intervistimit rasti është hapur nga KALLXO.com në Prokurorinë e Pejës.

Nën drejtimin e prokurorit Ersan Qavolli, rasti është hetuar për më shumë se një javë dhe i dyshimti është arrestuar të shtunën.

Gjatë tentativës për arrestim i dyshimti kishte tentuar të sulmonte policinë dhe kishte arritur të arratisej nga policia.

Dosja e plotë transmetohet sonte nga ora 22 e 15 në Radiotelevizionin Dukagjini dhe në KALLXO.com.