Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli: Daçiqi duke përmendur emrin tim po krijon lajme për veten

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se Ivica Daçiq duke përmendur emrin e tij po tenton të krijojë lajme për veten e tij.

“Daçiq funksionon sipas parimit të baballarëve të tij që gënjeshtren e kanë zot, atdhe e fe. Duke më përmendur emrin e tij ai tenton të krijojë lajme për vetveten. E vërtetë është se ai krijon lajm me emrin tim duke shfrytëzuar emrin tim. Rasti gjoja se ai përcillet nga vëllezërit e mi kudo që udhëton është rrenë. Dacic nuk më intereson mua e lëre më vëllezërve të mi”, ka shkruar Pacolli.

Sipas Pacollit, rast tjetër është që Daçiqi e ka akuzur se e ka kërcënuar me vrasje.

“Rasti tjetër është që unë i paskam bërë kërcënim me vrasje. Është gënjeshtër e një paranojaku. Ndërkaq gënjeshtra e tij e fundit për Algjerinë”, ka shkruar Pacolli.

Ai gjithashtu  ka shkruar se Daçiç po punon sipas konstatimeve të Dobrica Çosiçit.