(Arkiv)

Një fshat në Gjakovë qe shumë orë pa rrymë, KEDS-i thotë se po punohet për rikthimin e furnizimit

Një banor i fshatit Marmull të Gjakovës ka raportuar në KALLXO.com se ky fshat qe rreth 24 orë është pa energji elektrike.

Në lidhje me këtë, KEDS-i ka thënë se është duke u punuar për rikthimin e furnizimit për atë anë.

Lulzim Krasniqi, zëdhënës i KEDS-it, ka thënë se ka pasur prishje në rajonin e Dukagjinit, për shkak të erërave të forta.

“Për shkak të prishjeve, ekipet janë në teren janë duke punuar. Besojmë që gjatë ditës së sotme do të iu kthehet edhe atyre. Ka pasur prishje në vikend, ka pasur erëra të forta në rajonin e Gjakovës dhe në Dukagjin në tërësi, kështu që po besoj që prej kësaj është afektu edhe ky fshat. Ekipet janë duke punu në teren dhe gjatë ditës së sotme do të kthehet furnizimi” – ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, dje edhe KEDS ka dalë me një komunikatë, ku bëhet e ditur se në rajonin e Gjakovës, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës ka pasur prishje, për shkak të erërave.

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa rajone të Kosovës, KEDS shton mobilizimin e ekipeve në teren