Nesër jepet shfaqja ‘Teo, qeni i rrugës’ në 'DODONË'

Shfaqja për fëmijë, “Teo, qeni i rrugës” me regji të Elhame Kutllovci jepet nesër në Teatrin e Qytetit të Prishtinës, “Dodona”.

Shfaqja jepet në ora 12:00, ndërsa rrëfen miqësinë dhe aventurat e qenushit të vogël Teo dhe vogëlushit Lumi.

Shfaqja jepet për fëmijë të moshës 3 vjeçare e më lartë.

Shfaqja, “Teo, qeni i rrugës” është realizuar sipas librit “Teo, qeni i rrugës” me ilustrime nga Tiziano Beber dhe storie nga Sara Carlin.

Në shfaqje luajnë: Drin Lumi, Edon Shileku, Vjosë Tasholli.

Shfaqja, “Teo, qeni i rrugës” do të jepet edhe të dielën (6 dhejtor 2020) në ora 12:00, po në Teatrin “Dodona”.