Teatri ‘Dodona’ hap thirrje për realizimin e shfaqjeve për repertorin 2022 

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” ka hapur thirrjen publike për prodhimin e shfaqjeve teatrore për fëmijë dhe të rritur për repertorin 2022. 

Përmes kësaj thirrje, “Dodona” fton organizata të ndryshme jo qeveritare ose biznese, programi i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturës, që të aplikojnë për mbështetje financiare për projekt-propozimet e tyre për prodhimin e shfaqjeve për teatrin për fëmijë dhe skenën e mbrëmjes për repertorin e këtij viti. 

Sipas thirrjes propozimet mund të jenë në gjininë e dramës, komedi, solo performance, stand-up komedi, por edhe shfaqja me kukulla për fëmijë. 

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga  22.04.2022 deri më 20.05.2022.