Shfaqje në teatrin Dodona, Foto: Facebook

'Dodona’ publikon orarin e shfaqjeve për muajin tetor, 'Top Girls' premiera e radhës

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona”, ka publikuar orarin e shfaqjeve për muajin tetor.

Shfaqja “Top Girls”, me regji të Shkurtë Aliu, bashkëprodhim i “Artpolis” dhe TQP “Dodona” do të jepet më 19 tetor 2022.

Kjo premierë do të jepet në kuadër të skenës së mbrëmjës së këtij teatri.

Në kuadër të skenës së mbrëmjes (për të rritur) gjatë tetor ‘Dodona” do të shfaqë për publikun edhe dramën: “Lucky Pierre: Sa shumë lamtumira” dhe “Minatori i Husinit”.

Ndërkaq, çdo të shtunë do të vazhdojë me dhënien e shfaqjeve për fëmijë.  Gjatë tetorit, në kuadër të skenës së fëmijëve ‘Dodona” planifikon shfaqjen e 4 shfaqjeve për fëmijë.

Shfaqjet do të jepen në dy terminë, në ora 12:00 dhe 13:00.