LDK

LDK kërkon distancimin e Veselit nga këshilltari Blerim Latifi

Ish-partnerët e koalicionit qeveritar, PDK dhe LDK janë përfshirë në një debat të ashpër mes vete, duke u akuzuar edhe për tradhti.

Debati u nis nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cili deklaroi se partia e tij nuk e ka tradhtuar Isa Mustafën kur u rrëzua qeveria në të cilën ishin bashkë.

Veseli tha se Qeverinë Mustafa e rrëzuan deputetët e saj, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni.

Osmani u përgjigj duke thënë se Veseli është bërë figurë komike e politikës.

Sipas saj “PDK ka në gjak tradhëtinë dhe mashtrimin”.

Është këshilltari i Veselit, Blerim Latifi i cili i ka cilësuar deklaratat e Osmanit si “fashizëm klasik”.

“Deklarata e Vjosa Osmanit është fashizëm klasik, sepse fashizmi është pikërisht lidhja e sjelljes politike të dikujt në ADN e tij biologjike”, ka thënë Latifi.

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifit, ndaj deputetes Vjosa Osmani.

Ky grup parlamentar përmes një komunikate se sjellja e këshilltarit Latifi ndaj deputetes Osmani është e papranueshme dhe se kryeparlamentari menjëherë duhet të marrë masa ndaj tij.

“Sot njëri nga këshilltarët e z.Veseli ka fyer një deputete të LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për deklaratat që ajo ka bërë në një përgjigje që i ka dhënë z.Veseli.

Përgjegjësinë për debatin dhe fjalorin e përdorur nga deputet ndaj njëri tjetrit në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e marrin vetë deputetët. Në mes tyre nuk mund të ndërhyjë një zyrtar i Kuvendit.

Kjo sjellje e këtij këshilltari është e pa pranueshme. Z.Veseli duhet të distancohet nga ai këshilltar dhe të ndërmarrë masa ndaj tij duke e larguar nga Kuvendi. Nuk mundet asnjë zyrtar i Kuvendit të fyej një deputet. Ai person nuk mund të jetë më staf i Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

 

https://kallxo.com/ganimete-musliu-i-replikon-vjosa-osmanit-per-adn-ne-e-partive/

https://kallxo.com/milaim-zeka-u-hyn-ne-mes-polemikave-ldk-pdk/

 

https://kallxo.com/edhe-uran-ismaili-i-reagon-vjosa-osmanit/

 

.