Haradinaj takon zëvendësdrejtorin e shkarkuar të AKI-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur në një takim Latif Merovci që dje e kishte shkarkuar nga pozita e zv. Drejtorin të AKI-së. Merovci është shkarkuar dje me një vendim të nënshkruar nga Kryeminsitri Haradinaj dhe Presidenti, Hashim Thaçi.

“Në këtë takim pune e falënderova z. Merovcin për kontributin e tij 7 vjeçar në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka folur edhe për angazhimet e ardhshme të zëvendësdrejtorit të shkarkuar.

“Edhe pse tani zotëri Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tij, kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.