Ilustrim

Graçanicë: Prifti e lajmëron në Polici personin që e theu derën e Kishës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informacion se një person ka dëmtuar kishën ortodokse “Knez lazar” në fshatin Gushterica e Poshtme, të Graçanicës.

Prifti i Kishës ka lajmëruar Policinë e Kosovës se një i dyshuar mashkull, ka thyer derën e kishës së tij, por që nuk ka marrë asgjë.

“Ankuesi mashkull K-Serb prift i  kishës Ortodokse ”Knez lazar”, ka njoftuar se  i dyshuari mashkull K-Serb, i cili është i sëmur mental, ka thyer derën e kishës, por nuk ka vjedhur asgjë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.