Foto: Ilustrim

Grabitje në Lipjan

Dy persona të panjohur kanë demoluar zyrat e një firme në Lipjan.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një punëtor sigurimi ka raportuar se dy persona nën kërcënimin e armës kanë demoluar zyrat e një firme.

Sipas ankuesit, të dyshuarit të panjohur kanë grabitur një telefon.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar ndërsa ka thënë se janë duke e hetuar rastin.