Ilustrim

Gjakovari akuzohet se i fotografoi organet gjenitale dhe ua dërgoi të miturave në Çeki

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nën dyshimet se i ka ofruar material pornografik personave nën moshën 16 vjeçare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë nga data 21 maj 2017 deri 28 dhjetor 2018 e në vazhdimësi i pandehuri L.K., me qëllim të caktuar u ka dërguar të miturave nga Republika e Çekisë, fotografi dhe video me përmbajtje pornografike, duke ekspozuar organet e tij gjenitale dhe duke kërkuar të njëjtën gjë edhe nga ana e tyre.

Prokurori i rastit  i ka propozuar Gjykatës së Gjakovës, që i pandehuri L.K., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.