Mbledhja e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Gaxheri: As Kishë As Xhami në Oborr të UP-së

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri reagoi në Kuvend në lidhje me punët e pastrimit të kryera brenda kishës ortodokse në hapësirën universitare.

“Nuk do të ketë as kisha as xhamia në institucionet tona arsimore,” tha Gaxherri.

Ajo kërkoi që me këto punë pastruese në kishën që e konsideroi politike të mos provokohet dhe të mos tentohet të na kujtohet e kaluara dhe plagët e shkaktuara.

Gaxherri kërkoi që të merren masa ndaj zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq që mori pjesë në pastrimin e objektit të kishës ortodokse.

“I nderuar Kryeministër duhet të merrni masa ligjore ndaj zotit Stojanoviq, me këto gjëra nuk ka lojëra. Të kaluarën nuk do ta harrojmë,” tha Gaxherri.

Ajo megjithatë kërkoi nga popullsia e Kosovës që të qëndrojë e qetë e të mos provokohet nga këto punime pasi tha se tash janë institucionet që kanë zgjidhje për secilin problem.

KALLXO.com shkroi për punët e pastrimit në objektin e kishës ortodokse në oborrin e universitetit. Komuna e Prishtinës ndaloi këto punime.

http://kallxo.com/inspekcioni-ndalon-punimet-te-kisha-ne-kampusin-universitar/