Fillojnë punimet për kanalizim në një fshat të Klinës

Punimet për rrjetin e kanalizimit në fshatin Gjurgjevik i Madh kanë filluar sot.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj u prit sot nga banorët e fshatit Gjurgjevik i Madh, ku mori pjesë në fillimin e punimëve të rrjetit të kanalizimit.

Sipas Komunë ky projekt kap shifrën 44.159,52€, në gjatësi prej 3.142 metra.

Plani dinamik është 59 ditë pune, dhe do të implementohet nga kompania “Alticom”.

Kryetari Elezaj në këtë takim foli për nevojën e domosdoshme të këtij projekti dhe siguro që do të krijohen kushte sa më të mira për banorët e këtij lokaliteti.