Pamje nga një aktivitet i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Foto: Facebook

445 Euro për Orë Dore

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka shpërblyer mbikëqyrësit e saj me nga një orë dore ekskluzive.

Pesë nga anëtarët e bordit të kësaj Agjencie do të shpërblehen me nga një orë dore si dhuratë për përfundimin e mandatit të tyre pesëvjeçar.

Një orë dore do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 90 euro. Tenderin e kanë fituar kompania “Ora” nga Prishtina në vlerë prej 445 euro, si kompania e vetme përgjegjëse për këtë tender.

Njoftimi është publikuar në web-faqen e Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRrPP).

Në një përgjigje që KALLXO.com e ka pranuar nga Agjencia thuhet se orët janë të dedikuara për anëtarët e bordit.

“Tenderi me vlerë minimale është hapur pas nxjerrjes së vendimit nga Këshilli i Agjencisë. Këto orë dore u janë dedikuar 5 mbikëqyrësve shtetërorë të Agjencisë me rastin e përfundimit të mandatit të tyre 5-vjeçar. Orët janë të markës ADORA dhe vlera totale është 450 euro”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave.

Institucionet e Kosovës deri më tani nuk i kanë publikuar fare blerjee e dhuratave, të cilat deri më tani janë quajtur “blerje të vogla”.

Me Ligjin e ri të prokurimit publik, publikimi i të gjithë tenderëve i ka obliguar institucionet që të publikojnë edhe tenderët me vlera minimale.

KALLXO.com ka publikuar disa raporte për shpenzimet e institucioneve të ndryshme për gjëra luksoze, dhurata apo se kanë paguar me çmime shumë më të larta në krahasim me ato të tregut gjëra të ndryshme.

Më 27 nëntor, KALLXO.com raportoi se si Komuna e Klinës ka shpenzuar 1 mijë euro nga buxheti i konsoliduar për blerjen e orëve të dorës për të pensionuarit në arsim.

http://kallxo.com/komuna-e-klines-harxhon-1-mije-euro-per-ore-dore/

Ndërsa, më 15 nëntor u pubikua raporti se si Ministria e Integrimit Evropian ka shpenzuar 875 euro për të blerë 50 ombrella, ose për një ombrellë do të paguajë 17.5 euro.

http://kallxo.com/ministria-paguan-17-5-euro-per-nje-cader/

Përderisa Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale ka shpenzuar 1,865 euro për blerjen e dy iPad-ëve,

http://kallxo.com/kpmm-blen-ipad-950-eurosh/

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bleu për zëvendësministrin Gjergj Dedaj telefon “Samsung S6”.

http://kallxo.com/ministria-i-blen-samsung-s6-gjergj-dedajt/

Ndërsa, kryetarit të Komunës së Klinës riparimi i veturës zyrtare do t’i kushtojë së paku 10,000 euro.

http://kallxo.com/10-mije-eurot-qe-rregulluan-range-rover-e-bashotes/