Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi .rel

Thaçi: Të drejtat e njeriut qëndrojnë në themelet e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut ka thënë se të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Kosovës.

“Sot bota shënon 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që historikisht njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë. Të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook.