Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Procesin e vizave e dëmton kërcënimi ndaj organeve të drejtësisë

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media, të mbajtur në sheshin “Ibrahim Rugova”, tha se procesin e liberalizimit të vizave e dëmton kërcënimi ndaj organeve të drejtësisë, presioni ndaj organeve të drejtësisë dhe mosvazhdimi i zbatimit të reformave demokratike.

Presidenti nuk tregoi se kush po kërcënon dhe po bën presion ndaj organeve të drejtësisë.

Në këtë konferencë për media, Thaçi kritikoi kryeministrin Ramush Haradinaj lidhur me deklaratat rreth dialogut të Brukselit me Serbinë.

https://kallxo.com/thaci-i-pergjigjet-haradinajt-korrigjoji-deklaratat/