Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Thaçi: Kritikat e pabaza për dialogun tregojnë mosguxim

Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi ka ftuar për uniteti politik lidhur me atë që e quan fazë finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Thaçi doli sot para kabinetit qeveritar për të raportuar lidhur me takimin që ditë më parë e pati në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai tha se fton të gjithë të bëhen pjesë e dialogut duke kontribuar me ide për arritjen e një koncensusi final.

“Shpresoj që liderët e partive pokitike ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre ndaj institucioneve dhe qytetarëve tanë. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë, Kosova i ka institucionet e veta shtetërore, andaj askush nuk duhet që t’i vë në pikëpytje kompetencat e tyre kushtetuese. E kam thënë edhe para se të udhëtoj në Bruksel, ejani dhe bëhuni pjesë e delegaionit të Kosovës, jepini idetë e juaja në tryezë të bisedimeve. Gjithcka tjetër, të gjitha kritikat e tjera të pabaza tregojnë shenja lodhje, mosguximi…”, tha Thaçi

Ai tregoi se deri më tani nuk ka asgjë konkrete nga bisedimet ndërsa paralajmëroi formimin e ekipeve negociuse javëve të ardhshme

“Nuk ka pasur marrëveshje në takimin e parë, por jemi marrë vesh që keto takime të vazhdojnë. Te dy palët jemi te vetdijshëm që e ardhmja jonë evropiane varet nga marrëveshja perfundimtare. Nëse e refuzojmë dialogun, Bashkimi Evropian do ta fajësoj Kosovën. Unë mezi pres ta shoh konsensus për këte temë. Gjate fillimit të javës me bartesit e indtitucioneve dhe me lideret politik, opozitar për të krijuaruar ekipin kosovar për dialog por edhe krijimin e komisioneve për temat që do të hapen”, tha Thaçi.

Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj e falënderoi Thaçin për këtë raportim duke e vlerësuar transparencën.