Medalja e dhjetëvjetorit të pavarësisë | Foto: Presidenca
Thaçi Kërkon Propozime të Personaliteteve për Medaljen e Pavarësisë
Presidenti Hashim Thaçi kërkoi sot propozime për personalitetet që duhet të nderohen me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
“Duke pasur personalitete të shumta, si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar për pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë gjatë dekadës së parë të pavarësisë, presidenti Thaçi i fton institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, që të kontribuojnë me propozimet e tyre për personalitetet që vlerësojnë se duhet të dekorohen me këtë medalje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.
Në komunikatë thuhet që propozuesit duhet ta arsyetojnë kontributin e atyre që propozojnë.
“Të gjithë ata që duan të kontribuojnë me propozime, luten që ato t’i arsyetojnë dhe dërgojnë në adresën e Komisionit Vlerësues për Dekorata: [email protected]”, thuhet më tutje në komunikatë.
Presidenti Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë do ta ndajë gjatë tërë këtij viti.
Kosova më 17 shkurt feston dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.