Thaçi: Dikush në Kosovë ka premtuar Asociacion me kompetenca ekzekutive bashkë me kryetar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën e sotme për media haptazi e ka “kërcënuar” kryeministrin Ramush Haradinaj me rrëzim të Qeverisë.

Ai madje tha se dikush në Kosovë ka premtuar Asociacion me kompetenca ekzekutive, madje edhe kryetar të këtij Asociacioni.

“Ngushëllimi shkon për ata që kanë premtuar Asociacion me elemente ekzekutive, madje që ka propozu edhe kryetar të atij Asociacioni, ky ngushëllim shkon për ata që mendojnë për ndarje”, tha në mes tjerash Thaçi.

I pyetur nga gazetarët se kush është ky që i ka dhënë këto premtime, Thaçi nuk ka dha emra. Ai nuk e mohoi por as pohoi pyetjet e gazetarëve nëse Haradinaj i ka premtuar Milan Radojiçiq se do të jetë kryetar i këtij Asociacioni.

“Gjithçka do të bëhet publike në të ardhmen jo të largët, nuk jam të nxis tensione në skenën politike kosovare”, tha Thaçi.

I pyetur nëse po aludon në Haradinajn dhe Radojiçiqin, ai tha se nuk po përmend emra.

08 Tetor 2018 - 17:24

Taulant Osmani 08/10/2018 - 17:24
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend