Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Agjenda e Kurtit Përputhet me Atë të Beogradit

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për gazetarë tha se i vjen keq që agjenda e Albin Kurtit që 20 vjet përputhet me atë të Beogradit.

Agjenda e tij tash e 20 vite përputhet me atë të Beogradit  që nga Rambujeja e  deri më sot”, tha Thaçi.

Ai liderin e Vetëvendosjes e cilësoi edhe ideator të krijimit të organizatës “Syri i Popullit”.

“Është mirë me iu tregua edhe juve se ai njeri është ideatori dhe njerëzit e rrethit të  tij i themelimit të veprimeve të organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’ që ka përpiluar lista për ekzekutimin e popullit të politikës shqiptare në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri”, tha Thaçi.

10 persona po akuzohen si pjesëtarë të kësaj organizate, ndërsa seanca fillestare nuk u zhvillua të enjten, ngase mungoi njëri nga të akuzuarit.

http://kallxo.com/avokatja-kerkon-qe-murat-jashari-te-mos-ftohet-ne-gjykate/

Thaçi akuzoi Kurtin edhe në lidhje me financimin e tij dhe partisë.

“Gjithashtu le t’iu  tregon juve dhe mund ta pyesni kush janë ata individë nga Irani që ia financojnë partinë dhe atë vetë personalisht dhe cila është agjenda e tyre?”, tha Thaçi.

Ai e lidhi liderin e Vetëvendosjes edhe me njerëz të Putinit.

“Gjithashtu lideri i Vetëvendosjes duhet të përgjigjet edhe për lidhjet e tij me Putinin që janë të instaluara në Ballkanin Perëndimor dhe që ai takohet ndonjëherë në vende të ndryshme të Ballkanit edhe jashtë”, tha Thaçi.

Presidenti përmendi edhe siç tha shkuarjet në Turqi të ekipeve politike të Kurtit.

“Secili sot në Kosovë e pyet zotëri Kurtin për ekipet e tij të rregullta politike që Vetëvendosje i dërgon në Stamboll për trajnime për organizime dhe financimet që i marrin. Është mirë me iu tregua juve se kush i dërgon, pse i dërgon,  kush ia trajnon dhe kush ia financon në baza të rregullta mujore”, tha Thaçi.

Albin Kurti shkroi sot në Facebook se askush nuk mund të besojë që Thaçi nuk ka pasur dijeni për dosjet e krijuara të shtetasve turq që u deportuan.

http://kallxo.com/kurti-shtron-shume-pyetje-per-deportimin-e-shtetasve-turq/