Tenton ta shesë telefonin, ia vjedhin

Një grabitje tinëzare i ka ndodhur një burri nga Vitia i cili ka raportuar se ia kanë vjedhur telefonin.

Policia njofton se mbrëmë rreth orës 22 në rrugë  “Idriz Seferi”, Viti viktima ka raportuar se është takuar me dy persona meshkuj K/Shqiptarë, njërin prej të dyshuarve e njeh.

“Pasi ua kishte ofruar telefonin e llojit Samsung J-2 për t’ua shitur, njëri nga të dyshuarit, me grusht e godet në kokë dhe nga xhepi ia marrin telefonin, duke u larguar në drejtim të panjohur”, kishte raportur vitiasi.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin si dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.