WhatsApp me risi për transferim të historikut të bisedave

WhatsApp po vazhdon të prezantojë veçori të reja në aplikacionin e tij mega-popullor dhe tani e ka thjeshtuar më tej procesin e transferimit të historisë së bisedave dhe skedarëve në një pajisje tjetër pa e përdorur rezervimin e cloud.

Falë funksionit të ri, përdoruesit marrin një kod QR në pajisjen e vjetër që përmban historikun e ruajtur, i cili transferohet lokalisht në celularin e ri nëpërmjet Wi-Fi Direct.

Opsioni i ri po vjen ende për përdoruesit e WhatsApp Beta dhe aktualisht është i disponueshëm vetëm për transferime në të njëjtat sisteme operative, d.m.th. nga Android në Android dhe nga iOS në iOS. Procesi përfshin zgjedhjen e opsionit Settings në WhatsApp, më pas Chats and Chat transfer, ku ndodhet opsioni i ri nëse është i disponueshëm për një përdorues specifik.

Kompania mëmë e Meta-s njoftoi se të dhënat e historisë së bisedave ndahen vetëm midis dy pajisjeve dhe janë plotësisht të koduara gjatë procesit të transferimit. Funksioni është gjithashtu i dobishëm në rastin e kopjeve rezervë më të mëdha që nuk mund të “përshtaten” në cloud./Klix.ba