Ilustrim

TikTok e ka pushtuar internetin  - kush tjetër është në listën e adresave më të njohura

 

TikTok u bë faqja më e popullarizuar në botë në vitin 2021, duke ia kaluar edhe Google, sipas të dhënave të publikuara nga Cloudflare, shkruan faqja kroate tportal.hr.

Cloudflare, një kompani e sigurisë së rrjetit, njoftoi se TikTok, një rrjet social në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, fillimisht arriti kulmin më 17 shkurt, por vetëm për një ditë.

Platforma TikTok ku publikohen videot e shkurtra zuri përkohësisht vendin e parë si në muajin mars ashtu edhe në maj, por vetëm më 10 gusht arriti ta mbajë lidershipin për disa ditë.

TikTok mori kontrollin e plotë në muajt tetor dhe nëntor, duke përfshirë festën Amerikane të Falënderimeve (25 Nëntor) dhe të Premten e Zezë (26 Nëntor). Trendi i njwjtw vazhdoi edhe në muajin dhjetor.

Vitin e kaluar, tiktok.com ishte domeni i shtatë më i popullarizuar në internet, i cili përfaqëson një rritje të konsiderueshme të popullaritetit në vitin e kaluar.

Dhjetë domenet e tjera më të njohura janë Facebook, Microsoft, Apple, Amazon, YouTube, Twitter dhe WhatsApp.

TikTok ishte gjithashtu rrjeti social më i popullarizuar këtë vit, duke ia kaluar edhe Facebookut.

YouTube, Twitter dhe Instagram u renditwn pas tyre, të ndjekura nga Snapchat, Reddit, Pinterest, LinkedIn dhe Quora.

Të dhënat e Cloudflare tregojnë gjithashtu se Netflix dhe YouTube ishin dy faqet më të njohura të transmetimit në vitin 2021, dhe HBO Max doli në vendin e tretë duke tejkaluar Hulu, një kompani me shumicë në pronësi të Disney./Autor: Juan Roballo