Škoda e re: Prezantimi i Octavia-s së ridizajnuar pritet të bëhet në muajin në shkurt

Prodhuesi çek i automjeteve Škoda ka njoftuar zyrtarisht se do ta prezantojë një model të rifreskuar Octavia në muajin shkurt.

Škoda njoftoi Octavia-n “e re” duke publikuar një video të shkurtër ku shihet automjeti i mbuluar me pelerinë. Prezantimi do të bëhet në mes të shkurtit.

Edhe pse njoftimi nuk zbulon shumë detaje, shihet se logoja e Škoda-s mund të ndriçohet, dhe se fenerët janë ridizajnuar. Dritat e reja të ngasjes të ditës duket të jenë ndryshe nga montimi kryesor i dritës dhe shkojnë drejt grilës së radiatorit dhe duken paksa si kthetra.

Fotot e mëparshme të spiunazhit kanë lënë të kuptohet se pjesa e përparme do të pësojë disa ndryshime, por secila prej tyre do të jetë e vogël. Ka një pjesë të re vertikale të parakolpit, si dhe pritet një grilë paksa e ridizajnuar.

Në fotot e përmendura duket qartë se Škoda e fsheh pamjen e pjesës së pasme të Octavia-s, gjë që tregon ndryshime edhe në këtë segment. Mirëpo, duket se do të jenë më pak se ata përpara.

Dihet se do të ketë një ekran të ri infotainment në brendësi. Grupi Volkswagen po punon për t’i bërë ekranet e tij më të spikatur në brende dhe duke shtuar më shumë butona, gjë që mund të pritet edhe në rastin e Octavia.

As nën kofano nuk priten ndryshime të mëdha, megjithatë, Octavia ka të ngjarë të marrë hua turbopetrolin 1.0-litërsh me tre cilindra me 114 kuaj fuqi nga Kamiq-i i rifreskuar. Pritet gjithashtu një motor 1.5 litërsh me katër cilindra që zhvillon 148 kuaj fuqi, si dhe një shumëllojshmëri motorësh 2.0 litra që do të fuqizojnë gjithashtu modelin RS me performancë të lartë.

Raportet thonë gjithashtu se Škoda është duke zhvilluar një version plotësisht elektrik të modelit Octavia, por ai pritet në gjysmën e dytë të kësaj dekade. Modeli do të bazohet në platformën e njohur MQB, dhe jo në atë plotësisht elektrike. Sidoqoftë, versioni hibrid plug-in i automjetit do të mbetet në ofertë./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala