Aplikacioni i ri Threads, 10 milionë përdorues të regjistruar në shtatë orët e para

Dhjetë milionë përdorues u regjistruan në aplikacionin e ri Threads të Meta-s në shtatë orët e para, ka thënë Shefi Ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg, raportoi BBC të enjten.

Ai e prezantoi aplikacionin si një rival “miqësor” në Twitter, i cili u ble nga Elon Musk në muajin tetor.

Ekspertët thonë se Threads mund t’i tërheqë përdoruesit e Tëitter të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

Threads i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

Zuckerberg tha më parë se mbajtja e platformës miqësore…në fund do të jetë çelësi i suksesit të saj.

Është pafundësisht më mirë të sulmohesh nga të huajt në Twitter sesa të kënaqesh me lumturinë e rreme të fshehjes së dhimbjes në Instagram, u përgjigj Musk.

Zuckerberg u pyet në Threads nëse aplikacioni do të ishte më i madh se Twitter. Do të duhet pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion chat publik me mbi një miliard njerëz në të, tha Zuckerberg.

Twitter pati një shans për ta bërë këtë, por dështoi. Shpresojmë se do ta bëjmë, shtoi ai.

Konkurrentët e kanë kritikuar sasinë e të dhënave të disponueshme për aplikacionin, e cila përfshin të dhëna shëndetësore dhe financiare dhe të dhëna të shfletimit të lidhura me identitetin e përdoruesve, sipas Apple App Store.

Threads është i disponueshëm për shkarkim në mbi 100 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, por jo ende në Bashkimin Evropian për shkak të çështjeve rregullatore.

Meta, e cila ka në pronësi Facebookun dhe Instagramin, e quajti aplikacionin e ri një “version fillestar” dhe planifikon veçori shtesë, të tillë si aftësia për të bashkëvepruar me njerëzit në aplikacione të tjera të mediave sociale si p.sh., Mastodon.

Vizioni ynë me Threads është të marrim atë që Instagram bën më mirë dhe ta shtrijmë atë në tekst, tha kompania përpara se ta lansojë këtë aplikacion.

Pavarësisht se Threads është një aplikacion i pavarur, përdoruesit identifikohen përmes llogarisë së tyre në Instagram. Emri i tyre i përdoruesit në Instagram ruhet, por ekziston një mundësi për ta personalizuar profilin e tyre posaçërisht për Threads./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala