Meta pritet të lansojë aplikacionin 'rival' të Twitter-it

Kompania Meta po e lanson aplikacionin e tij të ri për ta rivalizuar Twitter-in dhe thotë se do të publikohet të enjten.

Aplikacioni, i cili quhet “Threads” dhe është i disponueshëm për porosi paraprake në Apple App Store, do të lidhet me Instagramin. 

Pamjet e tregojnë një panel kontrolli që duket i ngjashëm me Twitter. Meta e përshkruan “Threads” si një “aplikacion bisedash të bazuar në tekst”.

Ky veprim është i fundit në një rivalitet midis shefit të Meta, Mark Zuckerberg dhe pronarit të Twitter, Elon Musk.

Muajin e kaluar, dyshja e lartcekur ranë dakord për një përleshje fizike, megjithëse është e paqartë se sa serioze ishin dy burrat në lidhje me mbajtjen e një përleshjeje.

Ndërkohë, Twitter ka thënë se paneli i njohur i përdoruesit, TweetDeck do të kalojë pas një paywalli në 30 ditë.

Ky vendim është shtytja e fundit e Musk teksa ai përpiqet t’i bëjë përdoruesit të regjistrohen në shërbimin e abonimit të Twitter, Twitter Blue./BBC