Të hënën Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku merren pyetje nga Prokurori në Hagë

Ditën e nesërme ish- komandantët e UÇK-së, ai i Zonës së Drenicës Sami Lushtaku dhe Llapit Rrustem Mustafa do të nisen drejt Hagës.

Ata do t`u përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale.

Bashkë me ta do të udhëtoj për në Hagë edhe avokati i tyre, Arianit Koci.

KALLXO.com mëson se Rrustem Mustafa do të intervistohet të hënën.

Intervista pritet të zgjas së paku dy ditë, ndërsa pas tij pritet të merret në pyetje edhe ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për të ftuarit e Gjykatës Speciale.

Ende nuk është e ditur se në çfarë cilësie do të intervistohen të ftuarit e Speciales.

https://kallxo.com/zyrtare-dy-ish-komandantet-e-uck-se-lushtaku-e-mustafa-neser-udhetojne-per-ne-hage/

https://kallxo.com/sami-lushtaku-neser-niset-per-ne-hage/

https://kallxo.com/kryetari-i-ovl-uck-se-11-pjesetare-te-uck-se-jane-te-thirrur-per-ne-hage/

.