Agron Mustafa | Foto: Facebook

Sulmohet Agron Mustafa

Drejtori i “Valës” Agron Mustafa është sulmuar sot fizikisht në Prishtinë.

Sulmin ndaj tij e konfirmoi vetëm Mustafa për KALLXO.com.

Mustafa tregoi se ndodhet në polici dhe nuk mund të flasë më shumë.

“Jam sulmuar sot gjatë ditës, jam në polici për momentin”, ka thënë Mustafa.

Mustafa tha se nuk e di arsyen e sulmit ndaj tij.