Foto: KALLXO.com

Strellc, aksident mes një autobusi dhe një veture (FOTO)

Në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture.

Sipas qytetarit i cili ka raportuar për KALLXO.com, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

Ai ka thënë për KALLXO.com se ka vetëm dëme materiale.

Sipas fotografive të këtij aksidenti shihet se në vendin e ngjarjen janë të pranishëm edhe Policia e Kosovës.