Ylli kampion i Ligës Unike pas fitores ndaj Pejës

Ylli e ka fituar turneun e Ligës Unike, duke e mposhtur Pejën, në finalen e cila u mbajt në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Skuadra suharekase triumfoi me rezultat 79-82.

Ndeshjen e nisi më mirë Peja duke e fituar çerekun e parë me shifrat 27-19.

Ylli u këndell në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me shifrat 14-19, për të shkuar në pushim me shifrat 41-38.

Çerekun e tretë e fitoi Ylli me shifrat 24-28.

10 minutëshi i fundit u luftua deri në fund të cilin e fituan Ylli me shifrat 14-16 për të triumfuar në fund me shifrat 19-82.

Te Ylli më i dalluari ishte Erion Kastrati me 21 pikë. Lojë të mirë bëri edhe Mitchell Ëilbekin me 18 pikë dhe Gëzim Morina me 15.

Ndërkaq te Peja ma i dalluari ishte Brandon Ëlaters me 16 pikë.

Ky ishte trofeu i parë në këtë sezon për skuadrën e Yllit.