Erjon Kastrati: Jemi gëzuar shumë

Ylli është shpallur kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit, pasi e ka mposhtur Pejën në finale 3:0.

Më meritori për këtë sukses të Yllit ishte basketbollisti Erjon Kastrati.

Kastrati, pas ndeshjes ka deklaruar se e kanë merituar këtë titull.

“Vështirë se mund të them diçka. Të gjithë jemi gëzuar shumë. Urime Pejës për lojën, për luftën. Jemi gëzuar shumë. Nuk besoj që është reale 3:0. Loja në Suharekë për një top, këtu për një top. Por besoj se i kemi merituar fitoret dhe titullin”, ka thënë Kastrati pas ndeshjes së tretë finale me Pejën.

Kujtojmë se Ylli e ka fituar edhe Ligën Unike.\