Elivra Dushku – Sekretare e Përgjithshme e FBK-së
Dushku për Kallxo flet për Ligën Unike dhe planet për vitin 2022
Liga Unike e Basketbollit që përfshinë klubet nga Superliga e Kosovës dhe Superliga e Shqipërisë në Basketboll nisi së funksionalizuari me 10 shtator të vitit 2020 pas një marrëveshje midis dy federatave.
Por që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes janë bërë dy vite që kjo ligë ushtron aktivitetin e saj.
KALLXO.com ka kontaktuar Federatën e Basketbollit të Kosovës, për të marrë informata për funksionimin e kësaj lige dhe planet për vitin 2022.
Elvira Dushku- sekretare në Federatën e Basketbollit të Kosovës thotë për KALLXO.com se planet për vitin 2022 janë rritja e cilësisë dhe konkurrencës.
“Të vazhdojmë me këtë ritëm dhe ta rrisim cilësinë dhe konkurrencën në të dyja anët e kufirit”, thotë Dushku.
Dushku për KALLXO.com ka treguar edhe për mënyrën e financimit të Ligës Unike.
“Buxheti i Ligës Unike sigurohet nga të dy Federatat, Federata e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë”, ka thënë Dushku.
Dushku po ashtu thotë së janë bërë disa ndryshime në bordin drejtues, edhe në mbledhjen e radhës do të vendoset për anëtarin e dytë.
“Ne mbledhjen e radhës të Bordit te Federatës se Basketbollit te Kosovës do të vendoset për anëtarin e dytë të Bordit Drejtues të Ligës Unike që do të delegohet nga ana e FBK-së”, thotë Dushku.
Dushku premton që numri i ekipeve pjesëmarrëse, 14-të sa është tani mund edhe të rritet nëse vetëm ka interes.
“Nëse ka interes nga klubet, mund të shqyrtohet një gjë e tille, nga ana e të dyja Federatave dhe nga Bordi Drejtues i Ligës.
Pasi që në Ligën Unike ka ekipe nga Kosova dhe Shqipëria, Dushku për KALLXO.com ka treguar edhe mënyrën e financimit të klubeve.
“Klubet ne Ligen Unike nuk paguajnë kootizim dhe depozitë, nuk i paguajnë personat zyrtarë të ndeshjeve, sepse këto i mbulon Liga nëpërmjet buxhetit të të dyja Federatave. Ne anën tjetër Liga Unike në Rregulloren e Garave i ka paraparë shpërblimet për të dyja konkurrencat. Ndërkaq shpenzimet e tjera të transportit e akomodimit i mbesin klubeve për t`i marr përsipër”, thotë Dushku për KALLXO.com
Lidhur me atë se sa është ngritur kualiteti i nivelit të basketbollit, Dushku thotë së përmes kësaj Lige kemi arritur interesimin për basketboll.
“Besoj se ne të dyja konkurrencat së pari e kemi rritur interesimin për basketboll, e kemi rritur cilësinë por edhe e kemi rritur interesin e sponsorëve ndaj sportit të basketbollit. Kjo na motivon që të vazhdojmë edhe më fuqishëm.
Dje gjatë ditës në Tiranë është mbajtur edhe mbledhja e fundit bordit të Ligës Unike.