Liga Unike: Rahoveci mposht Goga Basketin për vendin e tretë

Në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës Unike, Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Goga Basketit me rezultat 81-74.

Ndeshjen e nisën më mirë vreshtarët duke fituar çerekun e parë me shifrat 25-21.

Çereku i dytë i takoi Goga Basketit të cilin e fituan me rezultat 16-19, për të shkuar në pushim me shifrat 41-40.

Rahoveci sërish shkëputet në periodën e tretë, 61-51, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63-57. Goga Basket tentoi në fund që të rikthehet, por nuk ia arriti qëllimit dhe Rahoveci triumfoi 81-74.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 25 pikë, Ed Daniel me 16 pikë e 11 kërcime dhe Altin Morina me 13 pikë e 11 kërcime, kurse te Goga Basket u dalluan Endrit Hysenagolli me 20 pikë e 13 kërcime dhe Milic Blagojeviq me 22 pikë e 10 kërcime.

Nga ora 19:00 do të zhvillohet finalja e madhe mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.