Flet Albin Tahiri pas garës në ‘Lojërat Olimpike Dimërore’

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri sot gjatë ditës ka garuar në disiplinën e skijimit alpin në kuadër të “Lojërave Olimpike Dimërore” Pekin 2022.

Skitari Tahiri përfundoi në pozitën e 35-të në mesin e 43 garueseve. Kjo pozitë po cilësohet si pozita më e mirë e Albin Tahirit.

Tahiri e përfundoi garën në kohën prej 1 minutë e 52.44 sekonda.

Pas garës, Tahiri është shprehur se është i kënaqur me rezultatin.

“Sot ishte dita ime e parë në garën e lëshimit. Shtegu ishte i akullt dhe pak e shpejtë, më shumë se sa që e prisja. Sidoqoftë, vendi 35 ishte më i miri në Lojërat Olimpike për mua. Jam i kënaqur me rezultatin, por jo me paraqitjen time”, tha Tahiri.

Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.

“Pres që në kombinim alpin, që zhvillohet të enjten të hyjë në mesin e 30 më të mirëve, ndërsa për sllallom dhe sllallom të madh do të shohim”, deklaroi Albin Tahiri

Tahiri ka lindur dhe jetuar në Slloveni por ka vendosur që të përfaqësojë shtetin e Kosovës.